Faqja e autorit

Sigmund Freud


Zigmund Frojd psikolog dhe psikiatër austriak. Themelues i psikonalizës. Nga viti 1932 profesor në Vjenë, kurse në vitin 1928 për shkak të hitlerianëve emigroi. Teoria e tij mbi jetën psikike ndikoi jo vetëm në zhvillimin e psikologjisë (Adleri, Jungu e tjerë), por me modifikime të ndryshme dhe korrektura të shumta është e pranishme edhe në disa teza filozofike deri në kohën tonë (E. Fromi, H. Markuze e tjerë), ndonëse vetë Frojdi refuzonte vendosmërtisht që t'i atribuohet çfarëdo intence filozofike koncepcionit të tij «natyror-shkencor». Nocioni i nënvetëdijes është kategori fundamentale e psikanalizës së tij. Duke konsideruar se baza e tërë jetës është në sferën e cila është krijuar duke prapsur instinktin (para së gjithash ate libidinoz) në sferën e nënvetëdijes, ai pohon se pikërisht kjo sferë qenësisht përcakton të gjitha aktet tona të vetëdijshme. Zbulimi i sferës së nënvetëdijshme, që i takon Frojdit, paraqet një zbulim jashtëzakonisht të rëndësishëm, relevant sidomos për shpjegimin më të thellë të disa feno-meneve jo vetëm psikike por edhe të përgjithshme kulturore.

Shiko librat e autorit

titleToAlt
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 800 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania