Blije këtë produkt
900 Lekë

n'nji fije t'thellë gjaku ( Botuar nga: Onufri në 2019 )

Autori:  Ledia Dushi

Poezia e mirëfilltë fton, ashtu siç një dhembje e shprehur bukur, me hollësira trembëse dhe frymëzuese, etet të takohet, të njësohet e pastaj të shndërrohet në dritë (mençurie, përvoje e paqeje) me një dhembje të ngjashme, por e cila ngurron t'i hapet dikujt tjetër. Në ortekun e shkrimeve e botimeve të sotme, njëherazi me shtimin e moslexuesve, ftesat nuk numurohen dot, por shumica dërrmuese e tyre janë të rreme dhe nuk e kapërcejnë nevojën, por edhe këmbënguljen e pamëshirshme të autorëve për të përvetësuar kohë e emër nga lexuesi, ose thjesht për të fituar dhunshëm thelbin që nuk e kanë. Ndaj edhe tani, më tepër se kurrë, mundësitë e lexuesit për të gjetur poezinë e epërme, atë që krijohet për hir të mbijetesës e përkryerjes shpirtërore, janë shumëfishuar. Kjo tingëllon si sajesë, por, për fat të mirë ndodh, dhe ndodh edhe falë dyndjes së të ashtuquajturve stile, mjete, shkolla, vizione poetike etj, pavarësisht se sasia e këtyre të fundit duket sikur e ka shfarosur përfundimisht cilësinë. Poezia e mirëfilltë fton dhe gjen. Poezia e Ledia Dushit nuk vjen në shqip nga diku e dikur, sepse është kudo e kurdo për lexuesin e përkushtuar. Ajo fton heshturazi vetëm ata që janë në gjendje ta përjetojnë, ose ata që ëndërrojnë dëshpërimisht rritjen shpirtërore përmes poezisë. ARDIAN KYÇYKU Pjesë nga parathënia

Çmimi: 900 Lekë
Blije këtë produkt
900 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Onufri (2019)
  • Botuar në: 2019
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978 9928 313 12 6
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 220
  • Përmasat e librit: 139 x 209 x 22 mm

Njihu me Autorin

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania