Blije këtë produkt
900 Lekë

bijat e gjeneralit ( Botuar nga: Onufri në 2019 )

Autori:  Mimoza Hysa

"Bijat e gjeneralit", historia e Marsinës dhe Martinës, dy binjakeve, bija të një ushtaraku të lartë në karrierë në kohën e diktaturës në Shqipëri. Ndajnë po të njëjtat dashuri për dy burrat e jetës së tyre: për babanë komunist dhe Jetonin "me kleçkë" në biografi. Dy zgjedhje të vështira që përgatisin një tragjedi. Një roman psikologjik turbullues, i shkruar në vetë të dytë, si kërkim ngulmues i fajtorit tek tjetri, krejt i ngjashëm me veten. Personazhe të dyzuara, me zhvillime dhe përfundime të befasishme. Një rrëfim intim për seksin dhe dhunën, për sistemin dhe kaosin, për ndjenjën dhe detyrën, për ambicien dhe rivalitetin."Bijat e gjeneralit", historia e Marsinës dhe Martinës, dy binjakeve, bija të një ushtaraku të lartë në karrierë në kohën e diktaturës në Shqipëri. Ndajnë po të njëjtat dashuri për dy burrat e jetës së tyre: për babanë komunist dhe Jetonin "me kleçkë" në biografi. Dy zgjedhje të vështira që përgatisin një tragjedi. Një roman psikologjik turbullues, i shkruar në vetë të dytë, si kërkim ngulmues i fajtorit tek tjetri, krejt i ngjashëm me veten. Personazhe të dyzuara, me zhvillime dhe përfundime të befasishme. Një rrëfim intim për seksin dhe dhunën, për sistemin dhe kaosin, për ndjenjën dhe detyrën, për ambicien dhe rivalitetin. "Është pak a shumë një Hiroshimë, kur përmasat e katastrotes i shohim pasi vala goditëse ka kaluar dhe numërohen viktimat. Viktimat janë: dëshira të vrara, zgjedhjë të dctyruara, Iiri të grabitura. Duke përshkruar ndjesitë dhe jo dirëkt realitetin, pasojat dhe jo veprimin, autorja Mimoza Hysa ka mundur të realizojë më së miri një roman tronditës". —Bashkim Hoxha Pjesë nga libri: “S'po më shqitesh, Marsinë. Më ke ngulur çaponjtë në bark. Të jetëky fati i binjakeve të një veze? Pse u ndamë? Ne ishim ngjitur, jetonim ngjitur, si mund të kishte çarje? Çfarë ishim ne, Një eksperiment? Rrekem të kuptoj pse më duhet të të rrëfej ty çfarë më ndodh? Nuk jemi më një vezë. Më duhesh vetëm për luftë. Njerëzit, kur nuk kanë luftën, shpikin armikun. Për ta ndier veten gjallë. Për të pasur atë të ndryshmin, të urryerin, vendin ku të pështyjnë. Ti ke qenë xhami i pistë i banjave për mua, ku më vinte ndot të shihesha. Të ruhesha si djallit. E tërë jeta ime ishte një mundim për të përballuar fatin tim të paracaktuar dhe fatin tënd, që ti e shkrove me duart e tua. Ke qenë një turiste -në jetë, Marsi. Nuk u ngule kurrë. Dhe turistët janë terroristë. Të paparashikueshëm. Të papërgjegjshëm. Bëjnë çfarë t'u pëlqejë pa marrë parasysh përgjegjësitë. Jeta nuk është një bredhje pa ideal,pa qëllime,pa vendngulje. Pa tabelë nderi. Pa mure. Ti duhet të ngulesh në një vend, të ngresh një gardh, të hedhësh rrënjë, t'i mbrosh me gjak, të mos lejosh njeri të t'i përdhosë. Ja, kjo është jeta. Jo të jesh erë e furtunë. Të ndërrosh gjuhë e fis, të duash çfarë është larg, të vrasësh cfarë është afër. Nuk është çfarë të shkrepet të bësh, por çfarë sakrifikon të jesh. Nuk kam hequr dorë nga kjo ide, dhe as mendoj se do të heq ndonjëherë, por do të isha më e qetë sikur tani, pas njëzet e pesë vitesh, të dija se ku dhe çfarë bëhesh. Që të mos më plasësh në dorë si minë. “

Çmimi: 900 Lekë
Blije këtë produkt
900 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Onufri (2019)
  • Botuar në: 2019
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978 9928 313 09 6
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 175
  • Përmasat e librit: 140 x 208 x 15 mm

Njihu me Autorin

Mimoza Hysa -

Mimoza Hysa (1967) është shkrimtare dhe përkthyese shqiptare. Përkthime "Ora e secilit" Maria Corti; Roman , Sh.B. “Elena Gjika” Antologjia e poezisë italiane të shek XX: (bashkëautore) përkthime nga: Unghereti, Quasimodo, Montale etj;Sh.B. “Elena Gjika” "Shpirt pezull" M. Mazzantini; Roman; Sh.B. ...

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania