Blije këtë produkt
1000 Lekë

Ëngjëlli mbrojtës ( Botuar nga: Bota shqiptare në 2012 )

Autori:  Nicholas Sparks
Përkthyesi:  Hasan Bregu

KOHA NDIHMON PËR TË HARRUAR DHE FATI DHURON GJITHMONË NJË RAST TË DYTË. POR T'I HAPESH DASHURISË, DO TË THOTË TË BËHESH I LËNDUESHËM. Kanë kaluar tashmë katër vjet që kur një sëmundje i mori të shoqin dhe akulli në shpirtin e Xhulias, më në fund, po shkrin. Pas një rinie të vështirë, falë Xhimit kishte gjetur një vend të ndryshëm, ku të jetonte dhe shume miq të dashur, që i kanë qëndruar gjithmonë afër. Kështu, tani vuajtja ështe transformuar në një ndjenjë të përshkuar nga melankolia dhe mirënjohja një njeri që, me një gjest të fundit dashurie, i ka lënë dy dhurata të papritura: një këlysh shumë të dashur të racës daneze dhe premtimin se do të vigjiloje gjithmonë mbi të. Tani Xhulia është gati ta besojë të mundur një lumturi te re, por kush do të jetë në krah të saj? Rikardi është padyshim magjepsës, di ta bëjë të ndihet si një mbretëreshë, por shumë sjellje dhe veprime të frikësojnë. Nga ana tjetër, Majku është miku i saj më i mirë dhe ndoshta një ndërrim në drejtimin romantik mund ta shkatërronte marrëdhënien e tyre. Më në fund, zemra e saj i këshillon se është njeriu i duhur për të, duke e bërë të hapë sytë mbi këtë, kurse tjetri është i gabuari, tmerrësisht i gabuari. E dëshmojnë telefonatat e panumërta pa zë, përshtypja se është gjithmonë e përgjuar dhe frika se është në rrezik. Për fat, dikush e mbron...

Çmimi: 1000 Lekë
Blije këtë produkt
1000 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Bota shqiptare (2012)
  • Botuar në: 2012
  • ISBN-13: 978-9928-00-064-4
  • Nr. faqe: 416
  • Përmasat e librit: 145 x 205 x 35 mm

Njihu me Autorin

Nicholas Sparks -

Nicholas Sparks u lind në Nebraska në vitin 1965 dhe ka studiuar në Universitetin Notre Dame. Prindërit e tij ishin Sparks Patrick, një shkencëtar, dhe Jill Marie. Ai ishte fëmija i mesëm i tre fëmijëve, me një vëlla më të madh Michael Earl Sparks "Micah" (1964) dhe një motër më të vogël, Danielle ...

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania