Ëndrra e Ismail Qemalit ( Published by: Argeta LMG in 2012 )
Drama “Ëndrra e Ismail Qemalit”, e shkruar nga Bashkim Kozeli.Një rrëfim dramatiko-poetik i Ismail Qemalit dhe disa vegime takimesh të rëndësishme të tij; në rrugëtimin e vështirë për realizimin e një ëndrre të madhe. Rrëfimi i viteve 1917-1918, përpara dy gazetarëve të huaj, gërshetuar me ndryshimin e këndvështrimit të tij rreth platformës për realizimin e qëllimit: shpalljes së mëvetësisë së Shqipërisë. Në vepër parakalojnë dhe personazhe që e adhurojnë dhe një grup tjetër që duan ta pengojnë apo edhe më keq: t’i marrin jetën…Në fund, plaku i urtë, me shumë modesti e fisnikëri, e mbyll me përshkrimin e ditëve të fundit të nëntorit 1912, rrëfimin dhe na jep mesazhin, se ky vend do të bëhet e do të rrojë po qe se ata burra që do ta drejtojnë, do ta duan atdheun më shumë se veten…
Price:
400 Lekë