Blije këtë produkt
400 Lekë

`Njeriu elektromagnetik` në mjedisin elektromagnetik ( Botuar nga: Akademia e Shkencave e Shqipërisë në 2014 )

Autori:  Bardhyl Golemi

Profesori referoi për "probleme të veçanta të bioelektromagnetizimit". Merita e madhe e lektorit qe se duke parë këtë mjedis kaq mikst, nuk referoi me gjuhën e "rëndë" të fushës, ku, siç dihet, operohet me derivate e integrale. Po ai, në më lejohet të përdor një eufemizëm po nga fusha "simotra", e uli butë "anijen e dijeve në sipërfaqen e hënës". Merita e madhe e këtij Lektori qe: se të panjohurën,e bëri të njohur; abstrakten, konkrete; të vështirën, të thjeshtë e të lehtë. Lakoi dije jo si "konsumim erudicioni", por dije që të vihet në praktikën e përditshme. Nuk bëri astrologji, por shkencë ku vuri pikat mbi i. Libri "Njeriu "Elektromagnetik" në mjedisin elktoromagnetik" është i ndarë në dy pjesë. Për ta bërë më të "përtypshëm" për lexuesin, Profesori jo vetëm lë vend për rekomandime të veçanta, por tërheq vëmendjen e lexuesit që për ta bërë edhe më të lehtë materialin shkencor, të "zbusin" sadopak dijet abstrakte duke lexuar dy librat të botuar më parë nga autori me titull "Fusha elektromagnetike dhe shëndeti" botuar qyysh në vitin 2004 dhe librin që autori së bashku me R. Mihon kanë botuar në vitin 2006, me titull "Vala, celulari dhe shëndeti".

Çmimi: 400 Lekë
Blije këtë produkt
400 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Akademia e Shkencave e Shqipërisë (2014)
  • Botuar në: 2014
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-99956-10-67-8
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 228
  • Përmasat e librit: 146 x 206 x 12 mm

Njihu me Autorin

Bardhyl Golemi -

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania