Buy this product
800 Lekë

"'Islamizëm do të thotë lindje' -- Rrëfimi i kombit, Evropës dhe islamit në ligjërimin publik dhe tekstet shkollore të historisë", ( Published by: Pika pa sipërfaqe in 2016 )

Author:  Enis Sulstarova

Librat shkollorë të historisë japin ndihmesë në formimin e identiteteve dhe të kujtesës kulturore të nxënësve si qytetarë të ardhshëm të shtetit kombëtar. Gjithashtu, ato përmbajnë njohuritë e domosdoshme për të kuptuar dhe për të vlerësuar diskutimet publike mbi identitetin kombëtar dhe të shkuarën e kombit. Në krahun tjetër, idetë dhe këndvështrimet që dominojnë në diskutimet e tanishme publike mbi identitetet kolektive, historinë e kombit dhe mbi “të tjerët” e tij mund të përfshihen në librat shkollorë të historisë. Duke u nisur nga vëzhgimi se në Shqipërinë paskomuniste është diskutuar shpesh mbi përplasjen midis islamit dhe Evropës dhe mbi pasojat që ajo mund të sjellë për integrimin e kombit shqiptar në Bashkimin Evropian, autori në këtë libër heton ndikimet e ndërsjella midis paraqitjes së islamit në tekstet shkollore të historisë dhe ligjërimit të atyre intelektualëve publikë që problematizojnë marrëdhënien e islamit me identitetin evropian të kombit shqiptar. Hulumtimi orientohet nga dy pyetje të ndërvarura: a e mbështet rrëfimi historik i librave shkollorë idenë se islami është “tjetri” i identitetit evropian, dhe a i ka kushtëzuar teza e përplasjes së qytetërimeve njohuritë mbi islamin të përfshira te tekstet shkollore të historisë?

Price: 800 Lekë
Buy this product
800 Lekë

Product Details

  • Publisher: Pika pa sipërfaqe (2016)
  • Published in: 2016
  • Language: Albanian
  • ISBN-13: 978-9928-185-35-8
  • Format: Paperback
  • Page nr.: 232
  • Book dimensions: 138 x 208 x 18 mm

More About the Author

Enis Sulstarova -

All rights reserved. © 2015 Library Albania