Blije këtë produkt
1000 Lekë

Zona e interesit ( Botuar nga: Saras në 2017 )

Autori:  Martin Amis
Përkthyesi:  Lavdimir Marku

Në mos jo e veshur me rroba, me siluetën e saj me siguri (me atë gojën e saj të mbyllur), Hana Dolli përputhej me femrën e re të ideaieve kombëtare: e ftohtë, fshatare dhe e përgatitur për të sjelië në jetë fëmijë e për të bërë punë të rënda. Falë pamjes sime të jashtme, unë isha personi që mishëroja të gjithë njohjen trupore të femrave të këtij lloj. Deri tani unë kisha bredhur shumë dhe kisha shpalosur shumë fustane femrash, kisha prekur shumë kilota, kisha mbajtur mbi supet e mia shumë sandale femrash. Unë? Isha një metër e nëntëdhjetë i gjatë. Ngjyra e flokëve të mi ishte e bardhë, si brymë. Hunda ime flamande vinte e mprehtë, buzët e mia dukeshin mospërfillëse, mjekra ime vinte si e derdhur, kocka e nofullës dukej sikur ishte vendosur nën vesh pas një pune të stërholluar. Supet e mia ishin të sheshta e të plota, kraharori vinte si një bllok i tërë, beli i hollë, penisi vinte i gjatë, por i rrëgjuar si çdo organ i tillë klasik kur është në gjendje prehjeje, me shumë lafshë, kofshët si direkë të latuar, kupat e gjirit të sheshta, pulpat e këmbëve ishin mikelanxheliane, shputat i kisha jo më pak elastike e të hijshme sesa pëllëmbët e duarve. Përqark këtij takëmi trupor kaq tërheqës endeshin sytë e mi arktikë, në ngjyrë bluje kobalti.

Çmimi: 1000 Lekë
Blije këtë produkt
1000 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Saras (2017)
  • Botuar në: 2017
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-9928-152-44-2
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 408
  • Përmasat e librit: 140 x 207 x 18 mm

Njihu me Autorin

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania