Blije këtë produkt
1000 Lekë

Zogjtë e qyqes ( Botuar nga: UETPRESS në 2021 )

Autori:  Gani Mehmetaj

- Ne ishim zogjtë e qyqes, - nisa t'ia sqaroja por më duket e ngatërrova më keq, sepse u hutua. E lashë në gjysmë rrëfimin. Nuk i përkiste asaj. Me të kaloja mirë, ma plotësoi vetminë, m'u gjend në situata të vështira. Prapë, m'u deshën vite të merrja veten. Jeta kalonte marramenthi, shija e hidhur nuk më shqitej. Dikur nisa të mendoja më kthjellët, më gjakftohtë. Mbase ne duhej të përpiqeshim më shumë që të afroheshim me vendës, mbase edhe ata nuk duhej të na prisnin me armiqësi. Sikur ne ta flaknim mendjemadhësinë shterpe. Sikur ata të mos na përbuznin në heshtje; një përbuzje therëse, shtypëse dhe acaruese. Ajo që më godiste ishte nënçmimi. Ata na nënçmonin, na quanin katundarë me gjysmë opinge që u bëmë të kamur në kurriz të tyre. Heshtja dhe përbuzja të vrisnin. Pastaj i thosha vetes: Pse, me lule duhej të na prisnin? Nuk na e patën ata fajin. Mund të tregoheshin më të sjellshëm ndaj nesh, por ne nuk i trajtonim njerëzisht. Ishim fitimtarët që nuk ecnim nëpër tokë. Ne fluturonim, ose edhe më keq, shkelnim mbi ta.

Çmimi: 1000 Lekë
Blije këtë produkt
1000 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: UETPRESS (2021)
  • Botuar në: 2021
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978 9928 320 45 2
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 288
  • Përmasat e librit: 148 x 204 x 25 mm

Njihu me Autorin

Gani Mehmetaj -

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania