Blije këtë produkt
1000 Lekë

Zgjimi i tokës ( Botuar nga: Toena në 2020 )

Autori:  Knut Hamsun
Përkthyesi:  Amantia Kapo

Një burrë dhe një grua, Isaku dhe Ingeri, takohen në shkorretet e shkreta të Norvegjisë. Burri punon pa u lodhur. Rreth tij, vrasja e fëmijëve, mashtrimi, xhelozia, lakmia, progresi janë tundime ku bien me radhë gruaja dhe fëmijët e tij, të afërmit dhe armiqtë e tij. Isaku, i lidhur me tokën e tij, ka vetëm një qëllim: të hapi toka djerr. Është pikërisht përmes kësaj metafore që Knut Hamsun ka ndërtuar një roman shëlbimi, të përshkuar nga një frymë e vërtetë biblike. Zgjimi i tokës është gjithashtu edhe një portret i mrekullueshëm i gruas: Ingeri është arsyeja e jetës së Isakut, por, njëkohësisht, edhe ajo çka e kërcënon më shumë. Ingeri është parimi i sfidës: asaj i duhet t'i jetojë të gjitha jetët e mundshme para se të rikthehet sërish tek ai, Isaku, që nuk ndryshon kurrë. Ingeri ka udhëtuar në det, ka jetuar në qytet: tani është në shtëpinë e saj. Bota është e madhe, gumëzhin prej qenieve. Ingeri në këtë gumëzhimë, nuk është veçse një qenie njerëzore mes shumë të tjerave, të panumërta. Ja ku po bie dhe nata!

Çmimi: 1000 Lekë
Blije këtë produkt
1000 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Toena (2020)
  • Botuar në: 2020
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978 9928 327 02 4
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 382
  • Përmasat e librit: 140 x 202 x 30 mm

Njihu me Autorin

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania