Blije këtë produkt
400 Lekë

Zëri im ( Botuar nga: Redona në 2010 )

Autori:  Anton Papleka

Anton (Ndoc) Papleka lindi më 10 janar 1945 në Lekbibaj, në Shqipërinë e Veriut. I mbetur jetim nga babai në moshën dyvjeçare, u rrit me vështirësi e mungesa. Pasi mbaroi shkollën shtatëvjeçare në vendlindje dhe shkollën pedagogjike në Tiranë, u emërua mësues në Kërnajë të Tropojës. Më 1968, u diplomua si mësues i gjuhës dhe i letërsisë shqipe në Universitetin Shtetëror të Tiranës. Punoi si mësues në shkollën tetëvjeçare në Bujan të Tropojës dhe më vonë në shkollën e mesme të përgjithshme në Qytetin Bajram Curri. Që nga viti 1983 deri në vitin 1992 kur u nxor në asistencë, punoi si redaktor në Kinostudion "Shqipëria e Re". Më 1994, filloi punën në Institutin e Kulturës Popullore ku fitoi gradën doktor i shkencave dhe titullin profesor i asociuar. Ka botuar përmbledhje me poezi, me tregime, me studime, dy romane dhe disa libra për fëmijë. Ka përkthyer disa vepra të autorëve francezë dhe botërorë. Është dekoruar me medaljen Naim Frashëri për punën e tij si mësues. Më 1974, mori çmimin e parë në Konkursin Kombëtar Letraro-Artistik me rastin e 30 - vjetorit të Çlirimit të Atdheut. Më 2007, iu dha Çmimi Liburna në Festivalin Ndërkombëtar Poeteka. Poezi të veçanta të këtij autori janë përkthyer në frëngjisht, gjermanisht, italisht, katalanisht, kroatisht, maqedonisht, rumanisht, spanjisht, suedisht.

Çmimi: 400 Lekë
Blije këtë produkt
400 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Redona (2010)
  • Botuar në: 2010
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978 99956 14 55 3
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 190
  • Përmasat e librit: 138 x 208 x 14 mm

Njihu me Autorin

Anton Papleka -

Anton Papleka, lindi në fshatn Lekbibaj të Tropojës në vitin 1945, është shkrimtar shqiptar. Njekohesisht ai është dhe shqiperues i një sere veprash të autoreve të ndryshem të huaj. Studioi gjuhën dhe letërsin shqipe në Universitetin e Tiranës. Tituj te veprave te tij: Zëri im (1971) Njatjeta ...

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania