Blije këtë produkt
1000 Lekë

Zërat e natës ( Botuar nga: Dituria në 2020 )

Autori:  Grigor Banushi

Zërat e natës është pjesa e tretë e trilogjisë që nis me romanin Aromat e vjeshtës dhe vazhdon me Vals në shkretëtirë. Edhe në këtë pjesë të fundit, në qendër është personazhi tashmë i njohur i një gazetari dhe shkrimtari, i cili shpesh gjendet në vende e në kohë të gabuar, por që me zhvillimin e ngjarjeve edhe në dy pjesët e tjera, tashmë kjo nuk përbën më rastësi. Ndërsa tek Aromat e vjeshtës, heroi gjendet para të papriturave apo bëhet pre e thashethemeve dhe intrigave meskine, te Vals në shkretëtirë, ai bie në rrjetën e grupeve kriminale, të cilët kërkojnë të përfitojnë prej tij, duke i bërë shantazh dhe duke e futur në rrugë pa krye. Te Vals në shkretëtirë trajtohet gjithashtu tema e korrupsionit në kupolën e policisë dhe lidhjet e segmenteve të caktuara të saj me krimin. Edhe pjesa e tretë e trilogjisë, e titulluar Zërat e natës, është një triller, por këtu autori i kthehet së kaluarës, ku e ka origjinën edhe krimi i ndodhur në fillim të librit. Një triller psikologjik e social, i cili, me zhvillimin e ngjarjeve, formësohet si një triller politik, ku hijet e së shkuarës shfaqen me gjithë brutalitetin dhe egërsinë e tyre. Heroi i romanit, Franc Kraja, lufton për të vërtetën, nisur nga humanizmi por edhe nga ndjenjat e hershme që ushqen për Janën.

Çmimi: 1000 Lekë
Blije këtë produkt
1000 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Dituria (2020)
  • Botuar në: 2020
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978 9928 292 76 6
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 252
  • Përmasat e librit: 142 x 208 x 23 mm

Njihu me Autorin

Grigor Banushi -

GRIGOR BANUSHI ka lindur në Tiranë më 1948. Pas diplomimit në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë në Universitetin e Tiranës, dega Gjuhë dhe Letërsi, ka punuar si mësues në rrethin e Pukës. Më pas, deri në vitin 2013, ka qenë gazetar në Radio Tirana. Në vitin 1997 është botuar romani i tij i ...

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania