Zemra është një vend i vetmuar ( Botuar nga: UETPRESS në 2022 )
Dhe përnjeherë, papritur, teksa vdekja po shtrinte pushtetin e vet mbi gjitëe trupin e drobitur, iu përfytyrua, si akti i fundit i jetës, me një qartësi të madhe, mes një vezullimi të shndritshëm që nuk merrej vesh se nga vinte, aq e pazakonshme qe ajo përshndritje, ai çast kur Martini, në Dubrovnik, kur sapo ishin njohur, i kishte përmendur për herë të parë fjalën Albanien, dhe ajo ishte bërë gati të pyeste: E ku është ky vend? Dhe befas, u kujtua se nuk kishte arritur ta bënte këtë pyetje. Dhe mendoi, po aq papritur, se ndoshta, po ta kish bërë këtë pyetje në atë kohë, përgjigjja që do të kishte dhënë Martini mund t'ia kishte ndërruar mendjen, dhe ajo, kushedi, mund të mos ishte lidhur kurrë me Martinin dhe as me vendin e tij.
Çmimi:
1000 Lekë