Blije këtë produkt
1500 Lekë

Zbulim Shtrigash ( Botuar nga: Dritan në 2014 )

Autori:  Deborah Harkness
Përkthyesi:  Manushaqe Bako

Fillon me mungesë dhe dëshirë. Fillon me gjak dhe frikë. Fillon me një zbulim shtrigash. Një botë shtrigash, demonësh e vampirësh. Një dorëshkrim që ruan sekretet e së shkuarës dhe çelësin e së ardhmes së tyre. Diana dhe Methjui - dashuria e ndaluar në thelb të rrëfimit. Diana Bishopi është e fundmja e Bishopëve, një familjeje magjistarësh të fuqishëm, por ajo e ka mohuar magjinë e vet që nga vdekja e prindërve dhe i është futur rrugës akademike. Shkon në Oksford për të studiuar dorëshkrimet alkimike në Bibliotekën Bodliane. Paqja e saj ndërpritet shpejt, kur njëri prej librave që gjen në bibliotekë rezulton të ketë qenë i humbur prej 150 vitesh dhe kërkohet nga magjistarët, demonët dhe vampirët... aq sa shumë janë gati të vrasin për ta shtënë në dorë. Krijesa e parë që i afrohet Dianës pas këtij zbulimi është Methjui, një vampir tepër i vjetër dhe, si ajo, studiues, i cili duket sikur vetëm dëshiron ta mbrojë historianen e re. Harknesi krijon një rrëfim përthithës që shkon nga Oksfordi në Paris e në Nju Jork, duke depërtuar në familjet dhe historitë e ndërlikuara të Dianës dhe Methjuit.

Çmimi: 1500 Lekë
Blije këtë produkt
1500 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Dritan (2014)
  • Botuar në: 2014
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-9928 184 00 9
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 612
  • Përmasat e librit: 145 x 210 x 42 mm

Njihu me Autorin

Deborah Harkness -

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania