Ylli i largët ( Botuar nga: Toena në 2010 )
Një narrator enigmatik përpiqet të bashkojë në një të vetme jetën dhe punën e një poeti që është kthyer në një ushtarak vrasës gjatë regjimit të Pinoçetit në Kili. Në vitin 1970, Alberto Ruiz-Tagle, ishte një poet pak i njohur që jetonte në Kilin Jugor. Pas puçit ushtarak të 1973 ai filloi një karrierë të re, që kishte të bënte me vrasje dhe mizori të tjera. Më pas, udhëhoqi si toger Forcat Ajrore Kiliane, nën emrin Carlos Wieder. Disa vite më vonë narratori, tashmë i burgosur, ngre sytë lart në qiell dhe sheh një nga aeroplanët e Luftë së Dytë Botërore, duke shkruar me tym, fjalët e para të Librit të Gjenezës. E, aviator, nuk është njeri tjetër veç Carlos Wieder, duke dhënë versionin e tij, të Poezisë së Re Kiliane.
Çmimi:
600 Lekë