Ylli i djallit ( Botuar nga: Dudaj në 2019 )
NJË NOIR TRALLISËS QË I MBAN LEXUESIT TË MBËRTHYER PAS LIBRIT DERI NË FAQEN E FUNDIT, NUK KE NGA IA MBAN.
Osloja është e shtrënguar në daren e një prej verave më përvëluese që mbahet mend në histori. Në një apartament të qendrës një grua e re dergjet e vdekur, në një pellg gjaku. Një gisht i është prerë nga dora e majtë dhe brenda qepallave i është fshehur një diamant i vockël
pesëcepësh, ylli i djallit. Po atë çast, në një tjetër pikë të qytetit, Herri Holi dergjet në apartamentin e tij krejt i dehur. Gjithsesi, është pikërisht shefi i policisë, Bjarne Molleri, që e detyron të dalë nga izolimi ku e ka futur veten. Nuk ka shume personel në dispozicion, por, mbi të gjitha, dëshiron t'i japë Holit një mundësi të fundit.
"Tani për tani, autori norvegjez i krimit. Madje, tani për tani, autori krimit dhe pikë."
THE NEW YORK TIMES BOOKS REVIEW
JO NESBØ ka shitur 30 milionë kopje të librave të tij në mbarë botën. Ndër këto përmendim: Lakuriqi i natës, Furrtaret, Gushëkuqi, Hakmarrja, YIli i djallit, Leopardi. Fantazma, Policia, Etje - të gjithë pjesë e serisë tejet fatlume me protagonist detektivin Herri Hol dhe thrillerat Gjuetari i kokave, Gjak dhe dëborë, Dielli i mesnatës.
Çmimi:
1200 Lekë