Xhamitë e Shqipërisë Historia, Arkitektura , shek XV-XIX ( Published by: Plejad in 2018 )
Ky punim trajton vetem arkitekruren e xhamive dhe perbehet prej hyrjes dhe kater kreresh.
Kreu i pare, "Rrethanat historike (shek. XIV-XIX) dhe arkitektura e xhamive", jep nje tablo historike te vendit ne kete periudhe, shkallezimin ne kohe te vendosjes se pushtimit osman dhe te administrates pushtuese, rezistencen e shqiptareve ne shek. XV, procesin e islamizimit, ne fillim te feudaleve vendas dhe pastaj shtrirjen e tij ne popullsine e qyteteve dhe me tej te fshatrave, fillimin e rimekembjes ekonomike dhe dukurine e ndertimit te faltoreve te kultit mysliman.
Ne kreun e dyte, "Xhamite me salle te mbuluar me kupole", ne rend kronologjik parashtrohen xhamite e studiuara prej nesh dhe prej studiuesve te tjere shqiptare, mjaft nga te cilat u shemben dhunshem ne vitit 1967, por per te cilat ishte bere, nderkohe, studimi dhe dokumentimi, ndonese ne mjaft raste vetem fillestar. Per secilin monument jepet arkitektura, te dhenat historike, datimi, krahasimet me xhami te tjera.
Ne kreun e trete, "Xhamite me salle te mbuluar me çati druri", paraqiten ndertimet e ketij tipi, mjaft te perhapura ne Shqiperi, jo vetem si ndertime modeste e te permasave te vogla, por dhe me vlera arkitekturore. Edhe ne kete shtjellim, ato paraqiten ne rend kronologjik, te studiuara si ndertim, vlera, krahasimi me xhami te tjera brenda vendit dhe te arealit ballkanik, si dhe datimi.
Kreu i katert, "Karakteristika te pergjithshme te arkitektures se xhamive te Shqiperise, eshte nje sprove mbeshtetur dhe ne klasifikimet e kolegeve tane, per nje veshtrim te perbashket te ndertimeve te kesaj gjinie ne territorin e Republikes se Shqiperise. Ne te jepen gjykime per ndertimin, shtrirjen, nivelin, zhvillimin ne kohe te kesaj gjinie te arkitektures islamike, vendin e saj ne ndertimet bashkekohore, lidhjet me gjinite e tjera te arkitektures, elemente te veçante te formes dhe zbukurimorja, teknika e ndertimit dhe vendi i saj ne teresine e ndertimeve te Perandorise.
Price:
3500 Lekë