Blije këtë produkt
800 Lekë

Vrasje në shtator ( Botuar nga: Dituria në 2019 )

Autori:  Anne Holt
Përkthyesi:  Miranda Xhomara

Kufoma, të cilën e zbuloi rastësisht gjatë një shëtitjeje Kerin Borg, avokatja nga Oslo, nderej aty në një anë. Shoku i saj i shkollës dhe admiruesi i përjetshëm, Hekon Sand, jurist pranë rajonit të policisë, caktohet për zbardhjen e kësaj çështjeje - së bashku me komisaren simpatike Hana Vilhelmsen. E vetmja pikë referimi duket se është një student holandez, i cili vetëm pak pas vrasjes kapet nga një patrullë policie. Atë e zë frika dhe paniku sapo ndodhet para avokatëve dhe këmbëngul që të mbrohet pikërisht nga avokatja Kerin Borgu. Shumë shpejt policia dyshon se prapa gjithë kësaj qëndron mafia e drogës. Pak kohë më vonë, gjendet i vrarë edhe një avokat nga Oslo. Hana Vilhelmseni ndodhet para një rasti të ndërlikuar, që e shpie në qarqet më të larta të shoqërisë norvegjeze: avokatë e funksionarë të drejtësisë, biznesmenë, politikanë të njohur...

Çmimi: 800 Lekë
Blije këtë produkt
800 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Dituria (2019)
  • Botuar në: 2019
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-10: 999927-59-28-3
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 296
  • Përmasat e librit: 144 x 207 x 20 mm

Njihu me Autorin

Anne Holt -

Anne Holt ka lindur në Larvik më 1958 dhe kaloi fëmijërinë në Lillestrom e Tromso dhe u transferua në Oslo në moshën njëzetvjecare. Përfundoi studimet për drejtësi në Universitetin e Bergenit më 1986 dhe punoi për Norëegian Broadcasting Corporation (NRK) dhe më pas në departamentin e policisë në ...

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania