Faqja e autorit

Vladimir Pasku


Autori Vladimir Pasku ka lindur më 5 shtator 1948 në fshatin Sinjë / Berat. Atje mbaroi shkollën fillore, për të vazhduar ciklet pasuese në qytetin e Beratit. Më pas u diplomua Fizikan në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Tiranë.
Aktivitetin profesional e ka zhvilluar midis qytetit të tij dhe Tiranës. Me afro 40 detyra në 42 vjet pune, ka pasur fatin të arrijë deri në postin e shefit të arsimit dhe kulturës për rrethin e Beratit, të program menaxherit në Fondacionin AEDP (Soros) dhe më pas si drejtor i Drejtorisë së Inspektimit në Ministrinë e Arsimit.
Ka kontribuar thellë në reformimin e inspektimit arsimor. Ka botuar dhjetra artikuj në shtypin profesional arsimor të vendit dhe 9 libra për fushën arsimore. Aktualisht, së bashku me bashkëshorten, jetojnë në SHBA pranë fëmijëve të tyre.

Shiko librat e autorit

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania