Vjeshta është shtëpia ime ( Botuar nga: Ombra GVG në 2020 )
‘’I pastër nga pështjellime metaforash të kota, i kthjellët në imazhe e lexim. Librat e përsosur nuk janë botuar kurrë, por këtu do gjeni poezi të cilat lexohen me ëndje e nganjëhere "e zgjidhin përfundimisht dilemën e zgjimit të brymës".
—ARBËR AHMETAJ Zvicër
“...në poezitë e freskëta të librit të saj poetik autorja i këndon me patos, dashurisë, jetës, bukurisë së natyrës dhe atje ku gjen zhgënjim me forcë dhe dinjitet di të dalë nga kjo gjendje edhe më e fortë, më e bukur e plot dinjitet.”
—KRISTAQ TURTULLI Kanada
“...gjëja e parë që më bie në sy, është ndryshimi i saj nga njëri libër, tek libri pasardhës... Jam i bindur që ka rritje ose më mirë më bind libri i saj, që këto prurje poetike janë në rritje, sidomos në aspektin cilësor, i cili është treguesi më bindës i mbrothësisë së një poeti.”
—ILJAZ BOBAJ Greqi
Çmimi:
800 Lekë