Blije këtë produkt
1400 Lekë

Vitet ( Botuar nga: Dudaj në 2023 )

Autori:  Annie Ernaux
Përkthyesi:  Klarita Lagji

E gjithë fuqia kritike që kërkojmë nga një roman është këtu, në një nga librat më thelbësorë të kohëve tona. Si ndodh vallë që koha që kemi jetuar bëhet jeta jonë? Kjo është nyja që përpiqet të zgjidhë Annie Ernaux te libri "Vitet", një afresk autobiografik dhe njëkohësisht kronikë kolektive e botës sonë, që nga koha e pasluftës e deri më sot, një nyje e zgjidhur më së miri përmes shkrirjes së pandashme të zërit të magjishëm individual, me korin e historisë. Annie Emaux na përshkruan Çlirimin, Algjerinë, mëmësinë, de Gaulle-in, 68-ën, emancipimin e gruas, Mitterrand-in; e më pas përparimin e prodhimit të mallrave, përpjekjet drejt konformizmit, hyrjen e internetit, 11 shtatorin, rizbulimin e kënaqësisë. Shpalosur përmes përshkrimit të fotografive dhe drekave të ditëve të pushimit, kjo "autobiografi jopersonale" ndërkall edhe ekzistencën tonë në fluksin e një praktike të padëgjuar të kujtesës, me një gjuhë të mprehtë dhe të stërholluar dhe arrin t'ia dale që "të shpëtojë" një histori brezash, duke lidhur jetën dhe vdekjen, nën dritën verbuese të bukurisë së botës.

Çmimi: 1400 Lekë
Blije këtë produkt
1400 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Dudaj (2023)
  • Botuar në: 2023
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 9789994306947
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 238
  • Përmasat e librit: 140 x 220 x 17 mm

Njihu me Autorin

Annie Ernaux -

Annie Ernaux u lind në Lillebonne, më 1940 dhe është një nga zërat më autoritarë të panoramës kulturore franceze. Librat e saj studiohen dhe botohen në të gjithë botën. Për botuesin e saj Gallimard, vepra e saj është e shenjtë, arsye për të cilën ia ka përmbledhur në një vëllim të gjitha ...

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania