Viljevo ( Published by: Botime Pegi in 2018 )
Viljevo është një roman për kujtesën, traumën dhe ndërkomunikimin: një triptik me tri zëra, që lidh fort historiografinë, romanin modern dhe prozën e përpunuar me kujdes, në të cilën janë shtuar tekste jashtëletrare e teknike. Pjesa hyrëse e fton lexuesin të ndjekë arratinë e dy motrave në një të shkuar të çuditshme, në fshatin slloven me emrin Viljevo. Kohën dhe hapësirën e saktë nuk di ta thotë kurrkush, ashtu sikurse vite më vonë asnjeri nuk do të dijë të shpjegojë se çfarë ka ndodhur në të vërtetë. Në pjesën e dytë, të titulluar "Në pasmesnatë", tregohet vijimësia e fatit të personazheve të pjesës së parë, shkruar në trajtën e një transkripti të copëzuar bisedash, plot me korrigjime, ku mes germave të ftohta ngrihen dyshimet e mëdha të boshtit të veprës. Ngjarjet e pjesës së tretë, që vendosen në Osijekun e vitit 1943, ndjekin zhurmat e një radiostacioni ilegal antifashist. Pengesat e mistershme teknike aq sa shpjegojnë tërësinë e veprës, aq edhe hapin rrugë të reja për interpretim. LUKA BEKAVAC, lindur në Osijek, Kroaci, në vitin 1976, është shkrimtar, përkthyes dhe teoricien letersie. Ai jep mësim në Fakultetin e Shkencave Sociale në Zagreb dhe shkruan vazhdimisht artikuj për filozofinë, letërsinë e krahasuar dhe muzikën në gazeta e revista kulturore me emër. Romanet e tij, Drenje (2011) dhe Viljevo (2013), janë kandiduar për një sërë çmimesh kombëtare. Në vitin 2015, romani Viljevo u nderua me Çmimin Europian të Letërsisë për Kroacinë.
Price:
800 Lekë