Author Page

Viktor Hygo


Victor Marie Hugo (shqiptimi: Viktor Hygo) lindi në Besançon më 26 shkurt të vitit 1802, ishte një dramaturg, poet dhe shkrimtar francez, i konsideruar si babai i Romantizmit si dhe një figurë dominuese në letërsinë franceze të shekullit XIX.
Hygoi lindi ne Bezanson te Frances me 26 shkurt 1802 ai vdiq ne me 22 maj 1885 Vitet e para të jetës i kaloi në shumë vende të ndryshme i detyruar me familjen për shkak të punës së babait i cili ishte një gjeneral në fushatat aktive Napoleniane pas 3 vjetësh në Korsikë ; 2 në Paris dhe disa vjet në Italinë Jugore ai nisi shkollën në Spanjë dhe më vonë e vazhdoi në Paris.
Publikimi i tij i parë ishte një vëllim i "Odet" të cilën e publikoi vetëm kur ishte 20 vjeçar, një vepër nën influencën e shkollës klasike. Në letërsinë franceze tashme kishte filluar të përhapej romantizmi, ku Hygoi bazaur në këtë botoi pjesën e dyte të "Odet". Gjatë viteve 1831 dhe 1841 ai shkroi shumë vepra të cilat ia rriten shumë reputacionin, dhe më pak prej këtyre arritjeve ai u be pjesëtar i akademisë franceze në moshën 39 vjeçare. Romani "Notre Dame de Paris" dhe dramat "Lucrece Borgiaa", "Marie Tudor" dhe "Le roi s´amusë" nga e cila Verdi mori subjektin për operën e tij Rigo, patën një sukses të madh.
Gjatë viteve 1841-1851 Hygo shkroi pak, dhe u mor me politike, fillimisht si përkrahës i monarkisë së Lui Filipit me ide të zjarrta napoleoniane. Më vonë ai shfaq dhe mbështet Lui Napoleonin si president, por nuk përkrahu Napoleonin III, dhe kjo i kushtoi atij dëbimin nga Franca. Megjithatë vitet e mërgimit ishin shumë të frytshme, gjatë kësaj kohë shkroi dhe romanin "Te mjerët" e cila e beri të njohur edhe jashtë Francës "Punëtoret e detit", "Njeriu që qesh" etj.
Me rënien e perandorisë Hygoi u kthye në Paris dhe beri një tentative pa sukses pjesërisht në pjesën politike të Francës. Vitet në vazhdim e deri në vdekje i kaloi në Paris. Në vitin 1881 u emërua senator i përhershëm. Vdiq më 22 maj 1885 dhe u varros me një ceremoni madhështore në Paris.
Viktor Hygo është konsideruar si nderi i letërsisë franceze dhe ka arritur majat e saj. Ai u vlerësua në radhe të parë si poet, por edhe këtu ai i theu rregullat kryesore, thelbësore në të cilat bazohej letërsia franceze e asaj kohë. Stili i tij epik dhe lirika e tij janë të paarritshme. Ai do të ngelet përherë një nga shkrimtaret më të ndritur e të lavdishëm të Francës.
Jashtë Francës Viktor Hygo njihet kryesisht për prozat e tij tërësisht romantike, ai dashuronte antitezën, dhe kjo e çonte atë në ekzagjerim dhe krijon karikatura groteske. Krijimet e tij janë të gjalla dhe shumë të goditura, shpesh herë romanet e tij janë me detaje teknike dhe me përshkrime të tepruara. Viktor Hygoit i mungonte sensi i masës dhe kjo duket e qarte në idetë e tij të egzagjuara, si dhe mungesën e humorit në të gjithë veprat (përafërsisht). Në këtë aspekt ai nuk ishte kurrë lider në politike. Radhitet në një nga shkrimtaret që të prek shpirtin kur lexon veprat e tij.
Ai diti të qëndronte larg nga modelet melankolike dhe të vetmuara që karakterizonin poetet e kohës, duke ditur të pranoje peripecitë jo gjithmonë të lumtura të jetës së tije për ti bere eksperienca thelbësore dhe të mbledhi vlerat dhe sfumaturat e shpirtit human.
Shkrimet e tij harritën të mbulonin të gjitha gjinitë letrare, nga lirika, tek tragjedia, tek zakonet, tek satira politike, tek romani historik e social, duke ngjallur konsensus në të gjithë Evropën.

View author books

titleToAlt
Price: 450 Lekë
titleToAlt
Price: 650 Lekë
titleToAlt
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Price: 1200 Lekë
titleToAlt
Price: 1400 Lekë
titleToAlt
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Price: 1000 Lekë
titleToAlt
Price: 200 Lekë
titleToAlt
Price: 1100 Lekë
All rights reserved. © 2015 Library Albania