Verëtaria Praktike ( Botuar nga: Lena në 2019 )
Libri përbëhet nga 26 krerë, të radhitur simbas tematikës në vijimësi të proceseve teknologjike. ri.enderime gjithashtu Shtëpii
Fillohet me 'lëndën e parë", me rrushin, në vështrimin e përbërjes kimike dhe përmbajtjes së
lëndëve ushqyese - të pjekjes - të vjeljes së tij. Vijohet me përpunimet e mushtit dhe me
biologjinë e tharmeve/fermenteve e tharmimet/fermentimet alkoolore dhe ato mollore-qumështore/malolaktike me veçantitë e prodhimit të verërave të kuqe, të bardha etj., me proceset e verëzimit siç janë zbrujtja/macerimi, rienësimet/toçitjet, filtrimi, stabilizimi, pjekurimi/maturimi, moshimi; për të përfunduar me sëmundjet në verë. Libri përmbyllet me
krerët për prodhimin e verërave biologjike dhe të atyre shtëpiake, për shishezimin e verërave
dhe ngjërimet/degustimet e tyre. Lëndët shtesë dhe ndihmëse në proceset verëtare, aparaturat,
mjetet, pajisjet etj. që përdoren në venari/bodrum/kantinë, paraqiten në përmasat që i takojnë
këtij lloji libri.
Çmimi:
1800 Lekë