Blije këtë produkt
1500 Lekë

Vepra e plotë në prozën e shkurtër ( Botuar nga: Fjala Publishing në 2015 )

Autori:  Franz Kafka
Përkthyesi:  Ardian Klosi

Kur hyn në veprën e Kafkës ke kaluar një prag që s ka të bëjë më me jetën e përditshme, me njohuritë e tua historike, filozofike, psikologjike. Ti ke hyrë thjesht në botën e tij ashtu siç hyn bie fjala në botën e mitologjisë greke kur merr në duar një përmbledhje me mite të lashtësisë, ose sikurse lexon Dhiatën e Vjetër dhe të Re  por pa pjesët e tyre moralizuese apo didaktike. Prej çastit që ke hyrë nuk duhet të habitesh më me asnjë pamje të personazheve, me asnjë kthesë të subjektit, madje as me kthesa ose zhvendosje në atë që quhet logjikë e shëndoshë e njeriut.nGjuha që krijon këto vizione është magjia më e madhe e Kafkës. Ajo është e saktë deri në skaj, ose përtej skajit. Njeriu që ditën e kalonte si nëpunës i një shoqërie sigurimesh mes shkresave ku kërkohej pikërisht saktësia maksimale e gjuhës dhe natën ua kushtonte krijimeve, përdori gjuhën e ftohtë administrative-shkencore për të veshur ëndrrat, fantazitë dhe makthet e tij. Këto makthe janë edhe si një profeci për tragjeditë që e prisnin familjen Kafka dhe gjithë njerëzit tjerë të afërt, vendin e tij dhe krejt botën në dekadat që vinin.

Çmimi: 1500 Lekë
Blije këtë produkt
1500 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Fjala Publishing (2015)
  • Botuar në: 2015
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-9928-176-13-4
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 536
  • Përmasat e librit: 150 x 235 x 34 mm

Njihu me Autorin

Franz Kafka -

Franz Kafka (i lindur më 3 korrik, 1883 në Pragë të Austro-Hungarisë, sot Republika Çeke; vdiq më 3 qershor, 1924 në Vjenë të Austrisë) ishte një nga shkrimtarët e historive të shkurtra, dhe romancierët më të mëdhenj të gjuhës gjermane të shekullit XX, trupi i shkrimit i të cilit ishte i vetëm ...

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania