Vendimi ( Botuar nga: Dritan në 2022 )
Gjykatësja Alma Revel duhet të vendosë për fatin e një të riu që dyshohet se i është bashkuar Shtetit Islamik në Siri. Kësaj dileme profesionale i shtohet edhe një tjetër, më intime: e martuar, Alma mban një lidhje me avokatin që përfaqëson të akuzuarin. Midis arsyes dhe mosarsyes, zgjedhjet e saj rrezikojnë të prishin jetën e saj dhe atë të vendit... Karine Tuil na çon në jetën e përditshme të gjyqtarëve hetues anti-terroristë, në zemrën e shpirtit njerëzor skutat më të errëta të të cilit nuk pengojnë as shpresën dhe as bukurinë.
Çmimi:
1000 Lekë