Blije këtë produkt
800 Lekë

Vendi ku nuk vdiset kurrë ( Botuar nga: Dudaj në 2019 )

Autori:  Ornela Vorpsi
Përkthyesi:  Parid Teferiçi

“Nganjehere, kur kalon ndonje vajze e bukur, nga verandat ku tretet ngadalë dita çohen psherëtima të avullta, më përvëluese se kafeja: - Pa shih kush po kalon! - Po tallesh, apo? Mos më thuaj që nuk e di sa herë është qepur e shqepur ajo atje! Pastaj, me zemra të sfilitura, vijojnë: - Ah, Ingrid, Ingrid! Shalët e tua kaq të bardha, kaq të hijshme, kush t'i shqepi mbrëmë? Eja bukuroshe, eja të jap lekët për t'u riqepur prapë.” Ornela, silueti që elektrizonte trotuaret me gropa të Rrugës së Durrësit dhe xixëllinte mijëra sytë e bordurave përballe Dajtit, rikthehet për të na çuar në vendin ku nuk vdiset kurrë. Ky nuk është një roman, edhe pse quhet i tille, ky është një amanet i dikujt që nuk vdes kurrë. Jemi në Shqipërine e pluhurtë dhe të baltë të kohës së diktaturës. Peizazhi i Vorpsit është një territor letrar i shkëlqyer: ekzemplar, metaforik, universal. Me një gjuhë - bisturi, një italishte të adoptuar si shpresë, Omela rrëfen anti-edukimin sentimental të të gjitha grave të gjendura në mes të dhunës dhe vetmisë.

Çmimi: 800 Lekë
Blije këtë produkt
800 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Dudaj (2019)
  • Botuar në: 2019
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978 99943 0 589 6
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 140
  • Përmasat e librit: 129 x 199 x 12 mm

Njihu me Autorin

Ornela Vorpsi -

Ornela Vorpsi është edhe fotografe e piktore. Në 1991 studioi Artet e Bukura në Milano për të mbaruar më tej studimet në Paris, ku jeton dhe tashmë. "Vendi ku nuk vdiset kurrë", libri i saj i parë është përkthyer në 18 gjuhë. Së shpejti në shqip Dora që nuk kafshohet dhe "Pini kakao Van Houten!". ...

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania