Blije këtë produkt
600 Lekë

Vargjet e lira dhe novelat e qytetit të veriut ( Botuar nga: Migjeni në 2009 )

Autori:  Migjeni

Poezia e Migjenit, një poezi novatore, u bë shprehëse e fuqishme e pakënaqësisë ndaj realitetit, e urrejtjes ndaj dhunës dhe shfrytëzimit, ndaj mashtrimit politik, shoqëror dhe hipokrizisë. Duke shpërthyer drejtpërdrejt nga jeta e gjallë ajo pasqyroi botën shqiptare në vitet '30 me protestat, dhimbjet, ëndrrat dhe shpresat për të ardhmen. Vëllimin e tij "Vargjet e lira", Migjeni e hapte me vjershën "Parathënia e parathënieve", ku shpërthen gëzimi i tij se shekulli ka nisur të çlirohet prej skllavërisë shpirtërore. Pas kësaj, vjershat e veta Migjeni i ka ndarë në gjashtë cikle: "Kangët e ringjalljes", "Kangët e mjerimit", "Kangët e perëndimit", "Kangët më vete", "Kangët e rinisë" dhe "Kangët e fundit". Në ciklin e parë bëjnë pjesë pesë nga vjershat më të mira të Migjenit. Filli që i bashkon këto vepra është gëzimi për lindjen e "njeriut të ri".

Çmimi: 600 Lekë
Blije këtë produkt
600 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Migjeni (2009)
  • Botuar në: 2009
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-99956-718-4-6
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 172
  • Përmasat e librit: 140 x 205 x 14 mm

Njihu me Autorin

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania