Vals në shkretëtirë ( Botuar nga: Dituria në 2019 )
Pas romaneve "Vdekja e Narcisit", Fytyra e Djallit", "Mëria e Zanave", "Simfonia e pambaruar", dhe "Aromat e Vjeshtës" vjen "Vals në shkretëtirë" që është romani i gjashtë i Grigor Banushit dhe njëkohësisht pjesa e dytë e trilogjisë që nis me "Aromat e Vjeshtës". Në qendër të këtij romani është përsëri figura e një gazetari e shkrimtari, të cilit nuk i ndahen shqetësimnet e peripecitë, por vazhdojnë ta ndjekin këmba-këmbës.
Në këtë pjesë të dytë ai tashmë nuk është pre e intrigave të vogla dhe thashethemeve, por gjendet para shantazhit e kërcënimeve dhe një rreziku serioz për jetën. "Vals në shkretëtirë" paraqet ankthet e ditës dhe makthet e natës që kaplojnë personazhin kryesor i cili herë qëndron pasiv e herë guxon të përballet me to, duke kërkuar një zgjidhje që do t'i japë fund njëherë e përgjithmonë kësaj gjendjeje. Pjesa e dytë e trilogjisë është ndërtuar në formën e thrillerit, që e merr me vete lexuesin dhe e shpie në skutat e errëta ku kanë folenë krimi dhe korrupsioni.
Çmimi:
1000 Lekë