Blije këtë produkt
352 Lekë

Valët ( Botuar nga: Dituria në 2023 )

Autori:  Virginia Woolf
Përkthyesi:  Loran Gami

Valët konsiderohet si vepra artistike më e veshtirë dhe më sfiduese e Virginia Woolfit. Vetë ajo e konsideronte si librin e saj “më të vështirë dhe më kompleks". Është një libër sui generis, jo vetëm për krijimtarinë e Woolfit, por për prozën angleze në tërësi. Janë nëntë episode me monologet e gjashtë personazheve, Bernardit, Nevilit, Luisit, Suzanës, Xhinit dhe Rodës, ku paraqitet jeta e tyre që nga fëmijëria e hershme deri në moshë të mesme. Në këta monologë, ata "thonë" fakte dhe jetë dhe "mendojnë" rreth reflektimeve e ëndrrave. Zërat bashkohen në një frymë të vetme, si një valë që tregon ekzistencën e secilit prej të gjashtëve, dhe jo vetëm të njërit. Valët janë forma e romanit: valët e detit, të dritës, të kohës, të emocionit, të gjesteve dhe të dhimbjes. Monologët e personazheve shkrihen me njëri-tjetrin dhe duket se i gjithë teksti rrëfehet nga uni kolektiv, që shtrihet përtej çdo uni individual që i bashkon ata. Monologët ndërthuren me disa frag-mente që Woolfi i ka emërtuar "interlude të natyrës", të cilat paraqesin në mënyre impersonale një peizazh bregdetar dhe lëvizjen e diellit nga agimi deri në perëndim dhe që përkojnë me rrjedhën e jetës së personazheve. Qëllimi i Woolfit në këtë vepër ishte që, nepërmjet kësaj ndërthurjeje, të krijonte një vepër e cila, ndonëse në prozë, t'i përngjante një "dramë poetike".

Çmimi: 352 Lekë
Blije këtë produkt
352 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Dituria (2023)
  • Botuar në: 2023
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 9789928366580
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 265
  • Përmasat e librit: 140 x 207 x 23 mm

Njihu me Autorin

Virginia Woolf -

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania