Vajzat Perëndesha 7 - Artemisa Besnike ( Published by: Dritan in 2015 )
Artemisa së shpejti Do të takojë djalin e përkryer ...
Është koha për Lojërat Vjetore Olimpike në Akademinë e Malit
Olimp dhe katër vajzat perëndesha nuk janë aspak të lumtura,
sidomos Artemisa. Edhe pse ajo është shumë më e aftë në sport se një
pjesë e mirë e djemve perëndi, nuk mund të konkurrojë, pasi Lojërat
Olimpike janë vetëm për djem. Nuk është e drejtë!
Sikur të mos mjaftonte kjo, disa prej konkurruesve janë gjigantë
sherrxhinj, ajo është e mëdyshur në lidhje me një djalë të vdekshëm
me emrin Aktaeon dhe nuk bie dakord me të vëllanë binjak, Apolonin.
A do të mundet Artemisa ta rifitojë besimin e tij dhe, njëkohësisht, të
gjejë një mënyrë për të fituar në fushë?
Price:
550 Lekë