Vajza që piu hënën ( Botuar nga: Bota shqiptare në 2017 )
Çdo vit, banorët e Protektoratit lënë një foshnjë si kurban për magjistaren që jeton në pyll. Ata shpresojnë se ky kurban do ta zbutë magjistaren që të mos terrorizojë qytetin e tyre. Por magjistarja e pyllit, Ksani, është e mire. Ajo banon në një shtëpi me Përbindëshin e Moçalit dhe me Dragoin Modestisht të Vogël.Ksani i shpëton foshnjat dhe ua jep ato familjeve në anën tjetër të pyllit, duke i ushqyer gjatë rrugës me dritë yjesh.
Një vit, Ksani e ushqen gabimisht foshnjën me dritë hëne në vend të dritës së yjeve, duke e mbushur atë fëmijë të zakonshëm me magji të j ashtëzakonshme. Ksani vendos ta rrisë si fëmijën e saj vajzën, të cilën e quan Luna. Ndërsa Luna i afrohet të trembëdhjetave, magjia e saj fillon të shfaqet, me pasoja të rrezikshme. Ndërkohë, një djalë i ri nga Protektorati, është i vendosur të çlirojë banorët e qytetit, duke e vrarë magjistaren. Aty pranë mblidhet një tufë e madhe zogjsh vdekjeprurës, që nuk kuptohet çfarë qëllimi kanë. Një vullkan, i heshtur për shekuj të tërë, buçet e dridhet nën sipërfaqen e tokës dhe gruaja me zemër tigri sillet rrotull ...
Çmimi:
1000 Lekë