Buy this product
500 Lekë

Vajza e Agamemnonit ( Published by: 55 in 2003 )

Author:  Ismail Kadare

Në tribunën e festës së 1 majit në Tiranë, njëri prej të ftuarve, ndërsa ndjek parakalimin e turmave, befas, midis pankartave dhe portreteve të udhëheqësve vendas i duket se dallon portretin e “shefit” të dikurshëm grek: Agamemnonit. Një haluçinazion apo rrjedhojë e lodhjes së një njeriu të trishtuar që sapo është ndarë nga e dashura? Është më tepër se kaq. Shfaqja e portretit bën pjesë në thelbin e ngjarjeve që përshkruhen në këtë roman. Është historia tronditëse e një dashurie që gjendet befas midis ingranazheve të makinës së ftohtë të shtetit. “Vajza e Agamemnonit” është pjesa e parë e diptikut që pasohet nga “Pasardhësi”, e ajo që i lidh të dy veprat nuk është vetëm personazhi kryesor, a këndvështrimi i tij mbi botën, por ajo lloj alegorie e historisë që në pjesën e dytë të diptikut shndërrohet në intrigë të romanit.

Price: 500 Lekë
Buy this product
500 Lekë

Product Details

  • Publisher: 55 (2003)
  • Published in: 2003
  • Language: Albanian
  • ISBN-10: 99927-820-8-0
  • Format: Paperback
  • Page nr.: 114
  • Book dimensions: 136 x 209 x 10 mm

More About the Author

Ismail Kadare - 28 January 1936

smail@gmail.com - www.kommeshkrujt.al

Ismail Kadare është një nga shkrimtarët më gjenialë bashkëkohorë, disa herë i nominuar për çmimin "Nobel" në letërsi. Shquhet për novela, romane, por ka botuar edhe vëllime me poezi dhe sprova. Nisi të shkruajë kur ishte ende i ri dhe veprat e tij janë përkthyer në mbi tridhjetë gjuhë të botës. ...

More about the author
All rights reserved. © 2015 Library Albania