Vajza e Agamemnonit ( Botuar nga: Botimet 55 në 2003 )
Në tribunën e festës së 1 majit në Tiranë, njëri prej të ftuarve, ndërsa ndjek parakalimin e turmave, befas, midis pankartave dhe portreteve të udhëheqësve vendas i duket se dallon portretin e “shefit” të dikurshëm grek: Agamemnonit. Një haluçinazion apo rrjedhojë e lodhjes së një njeriu të trishtuar që sapo është ndarë nga e dashura?
Është më tepër se kaq. Shfaqja e portretit bën pjesë në thelbin e ngjarjeve që përshkruhen në këtë roman. Është historia tronditëse e një dashurie që gjendet befas midis ingranazheve të makinës së ftohtë të shtetit.
“Vajza e Agamemnonit” është pjesa e parë e diptikut që pasohet nga “Pasardhësi”, e ajo që i lidh të dy veprat nuk është vetëm personazhi kryesor, a këndvështrimi i tij mbi botën, por ajo lloj alegorie e historisë që në pjesën e dytë të diptikut shndërrohet në intrigë të romanit.
Çmimi:
500 Lekë