Blije këtë produkt
1500 Lekë

Ushtria e askujt ( Botuar nga: Botart në 2020 )

Autori:  Paul Scharre
Përkthyesi:  Ruzhdi Totaj

Epoka e armëve autonome ka mbërritur. Sot për sot, në të gjithë botën janë të paktën tridhjetë shtete që kanë armë, të cilat mund ta kërkojnë dhe shkatërrojnë objektivin armik në mënyrë të pavarur. Paul Scharre, një nga ekspertët kryesorë për luftën e gjeneratës së ardhshme, i përshkruan këto sisteme armatimi me teknologji të shkallës së lartë me një gjuhë të kuptueshme për këdo, duke nisur që nga droni "Harpy" i Izraelit e deri tek anija robotike amerikane "Gjahtari i Detit", e destinuar për të gjurmuar nëndetëset. Në këtë libër, autori nuk lë pa analizuar edhe çështjet etike e ligjore që kanë të bëjnë me përdorimin e këtyre armëve. "Një libër i shkruar me zgjuarsi, ku tregohet se çfarë do të ndodhë me luftërat e ardhshme" (Bruce Schneier), Ushtria e askujt ngërthen historinë ushtarake, politikën globale dhe shkencën e fjalës së fundit për të nxjerrë në pah pasojat që mund të shkaktojë përdorimi i këtyre armëve, nëse lihen të lira të marrin në mënyrë të pavarur vendime për jetën ose vdekjen. Duke qenë dikur vetë ushtar, Scharre na tregon me fakte se ne duhet të përqafojmë atë teknologji, e cila do të mund ta bënte luftën më precize dhe më humane. Por, kur vjen puna për të zgjedhur midis jetës dhe vdekjes, atëherë zemra e njeriut është e pazëvendësueshme. "Një nga librat më interesantë që kam lexuar ndonjëherë mbi çështjet ushtarake." -THOMASE RICK, NEW YORK TIMES, PËRSHTYPJE PËR LIBRIN. "Një libër që duhet lexuar nga kushdo që interesohet për Inteligjencën Artificiale dhe luftën e së ardhmes." -TASK&PURPOSE "Një parashikim i kthjellët dhe i besueshëm mbi automatizimin e fushës së betejës, i cili shumë shpejt do të karakterizojë konfliktet e ardhshme ushtarake". -SCIENCE

Çmimi: 1500 Lekë
Blije këtë produkt
1500 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Botart (2020)
  • Botuar në: 2020
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978 9928 286 98 7
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 372
  • Përmasat e librit: 160 x 235 x 36 mm

Njihu me Autorin

Paul Scharre -

Një ish- komando i ushtrisë së SHBA-së, që ka shërbyer në Irak dhe në Afganistan, PAUL SCHARRE është drejtor i Programit të Teknologjisë dhe Sigurisë Kombëtare në Qendrën për një Siguri të Re Amerikane. Ka shkruar për Wall Street Journal, New York Times, Foreing Affairs, Politico dhe del shpesh në ...

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania