Buy this product
1000 Lekë

Ushtarë të Salaminës ( Published by: Toena in 2009 )

Translator:  Bashkim ShehuEdlira Hoxholli

Romani “Ushtarë të Salaminës”, botuar për herë të parë më 2001, pati një sukses të jashtëzakonshëm kudo ku u përkthye dhe qarkulloi në botë (në 20 gjuhë të ndryshme) dhe u vlerësua me çmime nga më të rëndësishmet, si me çmimin “Libreter”, çmimin “Libreria Colame”, çmimin “Salambo”, “The Independent Foreign Fiction Prize” në Shtetet e Bashkuara, çmimin e Kritikës në Kili, çmimin “Ciutat” në Barcelonë, çmimin “Que Leer”, çmimin “Cudad”, çmimin Extremadura, çmimin “Grinzane-Cavour” në Itali. Një ngjarje e vërtetë e Luftës Civile të Spanjës trajtuar me nota vetëreflektimi përbën thelbin e romanit. Përveç ngjarjeve të tjera në roman tregohet sesi një nga themeluesit dhe ideologët e falangës fashiste, Rafael Sanchez Mazas, arrin t’i shpëtojë zjarrit të republikanëve dhe të fshihet në një pyll ku zbulohet nga një ushtar kundërshtar, i cili momentin e fundit vendos t’i falë jetën. Rrëfimtari – gazetar në profesion – nis një punë kërkimore për të zbuluar të vërtetën mbi këtë ushtar të panjohur. Ai thellohet në investigime, rrëmon në dosje dhe dokumente, bisedon me dëshmitarë bashkëkohës duke arritur rezultate befasuese. Vendos pas kësaj ta shkruajë këtë histori të vërtetë. Me këtë strategji të veçantë rrëfimi, Cercas i bën lexuesit pjesë të ndërtimit të romanit dhe, në të njëjtën kohë, reflekton mbi kërkimin për të mbërritur në variantin e vërtetë dhe të dokumentuar të ngjarjes. Ai arrin në konkluzionin se e vërteta në letërsi nuk është as e vërtetë historike dhe as e vërtetë gazetareske, por është një lloj tjetër e vërtete, më universale dhe më e çmuar: është një e vërtetë moraliste, një e vërtetë poetike.

Price: 1000 Lekë
Buy this product
1000 Lekë

Product Details

  • Publisher: Toena (2009)
  • Published in: 2009
  • Language: Albanian
  • ISBN-13: 978-99943-1-490-4
  • Format: Paperback
  • Page nr.: 224
  • Book dimensions: 128 x 200 x 14 mm
All rights reserved. © 2015 Library Albania