Blije këtë produkt
1400 Lekë

Uria ( Botuar nga: Dituria në 2020 )

Autori:  Jamal Ouariachi
Përkthyesi:  Albana Shala

Aurelia është nëna e dashur dhe e përkushtuar e një vajze trevjeçare, si dhe gazetare e suksesshme në televizion. Jeta e saj kthehet përmbys, kur i duhet të intervistojë ish-të dashurin, Alexander Laszlon, dikur një figurë shumë e njohur, me lidhje të forta në botën e politikës, i cili ka marrë pjesë në vitet '80 në një projekt ndihme në Etiopi, ku kishte pllakosur uria. Dhjetë vjet më parë, marrëdhënia pasionante midis Aurelias, atëherë studente e re, pjesëmarrëse në projekt dhe e Aleksandrit të mrekullueshëm u ndërpre papritur, kur Laszlo u dënua për abuzim seksual të njërit prej fëmijëve të tij etiopianë të birësuar. Djali së bashku me një duzinë fëmijësh etiopiane, ishte sjellë në Amsterdam për t'u arsimuar dhe edukuar, pjesë e iniciativës së Laszlos për formimin e Liderëve të Ardhshëm, që do të ktheheshin në shtëpitë e tyre të armatosur me dije, për të ndryshuar shoqërinë. Reagimi i shoqërisë qe i ashpër shtypi e sulmoi publiku u shpreh pa njohur faktet dhe shumë shpejt Aleksandri, nga figurë e respektuar, përfundoi në një figurë të urryer publike që, pas burgut, u zhduk nga jeta publike. Propozimi i Aleksandrit për Aurealian pas dhjetë vjetësh, është i qartë: të shkruajë një libër për jetën, motivet dhe, sidomos për idetë e tij rreth pedofilisë. Duket sikur personazhi kryesor, duke mbrojtur lirinë e shprehjes e të mendimit, del në mbrojtje të pedofilisë. Por, në fakt, shkrimtari është përpjekur ta shohë nga një pikëpamje tjetër dhe të verë në dukje reagimin indiferent apo violent, aktual në botën e sotme, ndaj kësaj dukurie. Një udhetim prej më shumë se 500 faqesh, përmes shtatë kontinenteve e disa dekadash, që na bën të mendojmë për çështje si seksizmi, barazia gjinore, feminizmi, raca etj., për botën jetën dhe vdekjen, në një mënyrë madhështore. Të gjitha këto përmes penës së Jamal Ouariachit, si një shkrimtar i ri dhe shumë i talentuar, një yll në rritje jo vetëm i letërsisë së Vendeve të Uleta.

Çmimi: 1400 Lekë
Blije këtë produkt
1400 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Dituria (2020)
  • Botuar në: 2020
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978 9928 292 50 6
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 678
  • Përmasat e librit: 140 x 208 x 48 mm

Njihu me Autorin

Jamal Ouariachi -

Jamal Ouariachi, lindur më 1978, është bir i një nëne nga vendet e Ulëta dhe i një babai maroken. Ouariachi studioi psikologji në Universitetin e Amsterdamit dhe punoi disa vjet si terapist online. Debutimin e tij letrar e bëri më 2010 me romanin De vernietiging van Prosper Morel (Shkatërrimi i ...

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania