Blije këtë produkt
1000 Lekë

Unë e di pse këndon zogu në kafaz ( Botuar nga: Botime Pegi në 2020 )

Autori:  Maya Angelou
Përkthyesi:  Parid Teferiçi

"Unë e di pse këndon zogu në kafaz" (1969), romani i parë autobiografik i Maya Angelou-t, është shndërruar tashmë në një klasik amerikan fort të dashur në mbarë botën. Është një roman i hareshëm dhe i dhembshëm, i mistershëm dhe i paharrueshëm siç është vetë fëmijëria. Ai përshkruan jetën e Margaritës (të cilën i vëllai e quan Maj, ose Maja), që nga mosha trevjeçare deri në shtatëmbëdhjetë dhe vuajtjet me të cilat përballet, sidomos racizmin, në Jugun e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. "Unë e di pse këndon zogu në kafaz" është një histori rritjeje dhe formimi, që tregon se forca e karakterit kapërcimin e traumave dhe dashuria për letërsinë mund të ndihmojnë në kapërcimin e traumave dhe racizmit. Përgjatë librit, ashtu si dhe në jetën e saj të vërtetë, Maja shndërrohet nga viktimë e racizmit me një kompleks të theksuar inferioriteti, në një vajzë të re, të vendosur, me dinjitet, e zonja për t'iu kundërvënë çdolloj paragjykimi. Maja mëson se dashuria për veten, mirësia ndaj të tjerëve, shpirti i saj i fortë dhe leximi i shkrimtarëve të mëdhenj do ti japin mundësinë të jetë e lirë dhe jo më e robëruar. Ky roman, poetik dhe i fuqishëm, do të prekë zemrat dhe do të ndryshojë mendjet për sa kohë që njerëzit do të vazhdojnë të lexojnë.

Çmimi: 1000 Lekë
Blije këtë produkt
1000 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Botime Pegi (2020)
  • Botuar në: 2020
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978 9928 310 17 0
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 326
  • Përmasat e librit: 142 x 208 x 28 mm

Njihu me Autorin

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania