Blije këtë produkt
1200 Lekë

Unaza ( Botuar nga: Fan Noli në 2011 )

Autori:  Danielle Steel
Përkthyesi:  Hygerta Sako

Ishte një ditë e nxehtë gushti dhe plot diell. Linja e lehtë dhe tekanjoze e flokëve të saj të artë i jepnin portretit të saj, si çdo gjëje tjetër në të, një pamje tejet lozonjare, të përsosur e plot hir. Sytë e mëdhenj, në formë bajameje, zbulonin premtimin e një buzëqeshjeje, por, në të njëjtën kohë, pëshpëritnin diçka të ëmbël e të sjellshme – sy që dinin të ishin ledhatues dhe dinakë, për t’u bërë më pas të përhumbur e përsiatës, të harruar në një ëndërr të së shkuarës, larg së tashmes. E shtrirë midis barit, buzë liqenit, Kasandra dukej si grua e ndonjë tabloje romantike ose e ndonjë vegimi të lëbyrtë.

Çmimi: 1200 Lekë
Blije këtë produkt
1200 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Fan Noli (2011)
  • Botuar në: 2011
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-99956-86-59-8
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 396
  • Përmasat e librit: 144 x 204 x 27 mm

Njihu me Autorin

Danielle Steel -

Danielle Steel lindi më 14 gusht 1947 në New York City, është shkrimtare amerikane e romaneve romantike. Romanet e Danielle Steel janë shitur në miliona kopje një dhjetëra gjuhë dhe kanë patur gjithmonë një vend mes librave më të shitur që nga vitet ’80. Steel e filloi karrierën e vet ...

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania