Umberto Eco ka lindur në Alesandri më 1932; filozof, studiues i Mesjetës, semiolog, studiues i medias, botoi romanin e tij të parë "Emri i trëndafilit" më 1980, i ndjekur nga romani "Lavjerrësi i Fukosë" (1988), "Ishulli i një dite më parë" (1994), "Baudolino" (2000) dhe "Flaka e fshehtë e mbretëreshës Luana" (2004).Midis veprave të tij studimore, kujtojmë: "Traktat i Semiotikës së Përgjithshme" (1975), "Kufijtë e interpretimit" (1990), "Gjashtë shëtitje në pyjet e tregimtarisë" (1994), "Për letërsinë" (2002), "Si të shkruhet një punim diplome" (2003), "Të thuash gati të njëjtën gjë" (2006) etj. Në vitin 2004 ka botuar vëllimin "Historia e Bukurisë", i ndjekur më 2007 nga "Historia e Shëmtisë".