Ujku dhe shtatë kecat ( Botuar nga: Aeditions në 2013 )
Na ishin njëherë shtatë keca që jetonin të lumtur me mama dhinë në një kasolle në mes të pyllit, derisa një ditë prej ditësh ujku i lig trokiti në derën e kasolles... A dëshiron të dëgjosh trokitjen e ujkut të lig në derën e kasolles së tyre? Shtyp butonin dhe do ta dëgjosh!
Librat e koleksionit "Përralla-mozaikë me muzikë" përmbajnë gjashtë figura që formohen duke bashkuar pjesëzat e veçanta që gjenden brenda librit. Ndërtimi i këtyre f igurave do të shkathtësojë duart e lexuesve të vegjël. Gjithashtu, koleksioni shoqërohet nga tinguj zbavitës që vogëlushët mund t'i dëgjojnë duke shtypur butonat përkatës, që gjenden të vendosur në anën e djathtë të librit. Në këtë mënyrë, përrallat e parapëlqyera të fëmijëve do të marrin jetë duke u bërë më zbavitëse për ta.
Këta libra me përralla, që ndërthurin leximin, lojën dhe tingullin do tëfitojnë zemrën e më të vegjëlve falë ilustrimeve, figurave që do të formojnë dhe sidomos falë efekteve zanore, duke u dhuruar kështu orë të tëra zbavitjeje.
Çmimi:
1200 Lekë