Shtëpia botuese “UEGEN” është themeluar në tetor të vitit 1991. Prej vitesh shtëpia botuese “UEGEN” ka arritur të krijojë profilin e vet të librave duke përzgjedhur shkrimtarët, poetët, përkthyesit, pa anashkaluar kërkesat e një shtypshkrimi cilësor, duke sjellë në shqip autorët më të mëdhenj të të gjitha kohërave .
Nga kolana e autorëve klasikë përmendim mjeshtrin e letërsisë ruse, Dostojevskin I cili vjen I plotë me 12 veprat e tij përkthyer me mjeshtëri dhe seriozitet, për të vijuar me veprat e zgjedhura të Cehovit të botuara në gjashtë vëllime . Gjithashtu shtëpia botuese “Uegen” sjell për lexuesin e apasionuar të filozifisë veprën e plotë të filozofit të madh gjerman , Nieches .
Kësaj kolane I bashkohen dhe autorë të tjerë klasikë si: Tolstoj, Sendal, Hygo, Wilde, Shekspir, Balzak , Pstërnak , Kafka etj.
Shtëpia botuese “UEGEN “ i ka kushtuar një pjesë të mirë dhe autorëve shqiptarë duke mos anashkaluar traditën ,Cajupin, Nolin , Naim Frashëri , Ndre mjeda , Gjergj Fishta dhe plot shkrimtarë të rinj.
NJË tjetër kolanë që sjell shtëpia botuese “UEGEN” është libri historik, përmendim autorët Karl Grinberg , John Julius Norëich, Ferdinand Schevill, M. Sabay, Antonio Baldaci, Caius Suetonius Tranquillus e plot autorë të tjerë. Vecojmë këtu Boris JOHNSON me Faktorin Cerchill.
Botimet shkollore zënë një vend të vecantë , duke bërë që tekstet e botura të karahasohen me tekstet më të mira të botuara në vende të ndryshme . Në ndihmë të mësimit të gjuhës angleze vijnë tekstet nga shtëpi prestigjoze botuese si MM PUBLICATION , PEARSON.
Libra metodash dhe fjalorë : Metoda të gjuhës angleze, metoda të gjuhës italiane, metoda të gjuhës spanjolle, metoda të gjuhës gjermane, metoda të gjuhës greke , te gjitha këtë sipas shtëpisë botuese franceze A SSIMIL … Këto metoda kanë rezultuar shumë të sukseshme për të mësuar gjuhën e huaj .
Letërsi për fëmijë: SHtëpia botuese UEGEN sjell letërsinë klasike për fëmijë duke përmendur këtu shkrimtarë të mëdhenj botërorë si Heminguej, Tolstoin me përrallat e tij të por me një domethënie të madhe , Cvajg, Hygo ,Wilde etj.
Gjithshtu kolanës së botimeve për fëmjë I bashkangjiten dhe shumë vepra të tjera duke përmendur kryeveprën e letërsisë botërore “Një mijë e një net” si dhe përrallat aq të dashura për lexuesit e vegjël ,Kësulëkuqja ,E bukura dhe bisha, Pinoku etj me ilustrime nga Bujar Kapexhiu, Fabulat e La Fontenit etj .
Letërsia bashkëkohore: kësaj kolane I bashkohen autorët më të lexuar me librat më të shitur kudo në botë , këtu vecojmë sinonimin e madh bashkëkohës të aventurës që ka tërhequr milona njerëz ,”Wiillbur Smith “, autoren më të famshme botërore të romaneve bestseller “Jackie Collins”, autoren e romaneve më të lexuar në bote Danielle steel , Barbara Taylor Bradford , Suzane COLLINS,etj..Këtu spikatin dhe autorë si John Green , Jojo MOyes , james Dashner, Laura Hillenbrand , Gayle Forman , Eowyn Ivey etj