Blije këtë produkt
700 Lekë

Udhëtimi i elefantit ( Botuar nga: Dudaj në 2012 )

Autori:  José Saramago
Përkthyesi:  Nasi Lera

Në vitin 1551, mbreti i Portugalisë, Zhoa III, i dhuroi kryedukës Maksimilian të Austrisë, dhëndrit të Karlit të Pestë, një elefant të Azisë, së bashku me kujdestarin e tij, Subhronë. Nga Lisbona në Vjenë, duke kaluar përmes rrafshnaltave të Kastijës, Mesdheut, Xhenovës dhe rrugëve të Alpeve, Salomoni, objekt strategjish absurde, përshkon Europën sipas trilleve mbretërore, grindjeve ushtarake dhe interesave klerikale, duke ngjallur në rrugëtimin e tij entuziazmin e banorëve të mrekulluar. “Udhëtimi i elefantit”, një ndërthurje e fakteve reale dhe të sajuara, është një roman shumë i bukur koral, një reflektim mbi jetën dhe kushtin njerëzor, ku humori dhe ironia, armë e qartësisë së pamëshirshme të autorit, bashkohen me dhembshurinë me të cilën José Saramago heton dobësitë e njerëzve. JOSÉ SARAMAGO u lind më 1922 në Azinhaga të Portugalisë. Është shkrimtari më i madh i letërsisë portugeze dhe vepra e tij është përkthyer në mbarë botën. Në vitin 1995 mori çmimin Camõens, çmimi më i lartë i letrave portugeze, si dhe çmimin Nobel të letërsisë më 1998. Pas botimit të romaneve “Verbëri”, “Perëndia dorace”, “Ungjilli sipas Jezu Krishtit”,” Tjetri si unë” dhe “Kaini”, Shtëpia Botuese “Dudaj” i jep lexuesit shqiptar edhe një kryevepër tjetër të këtij shkrimtari të madh.

Çmimi: 700 Lekë
Blije këtë produkt
700 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Dudaj (2012)
  • Botuar në: 2012
  • ISBN-13: 978-99943-0-272-7
  • Nr. faqe: 213
  • Përmasat e librit: 139 x 199 x 15 mm

Njihu me Autorin

José Saramago -

José Saramago lindi në vitin 1922 në një familje fermerësh në një fshat të vogël të Azinhagës (Rbatejo) në veri të Lisbonës. Për shkaqe financiare, i ndërpreu studimet dhe punoi si mekanik. Pasi kishte provuar punë të ndryshme në sektorin e shërbimit civil, punoi për dymbëdhjetë vjet për një ...

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania