Blije këtë produkt
1200 Lekë

Triumfi i parasë ( Botuar nga: Botimet IDK në 2013 )

Autori:  Niall Ferguson

Një libër mjaft aktual për çastin që po kalon sot bota. Niall Ferguson na tregon se si në të vërtetë historia e finances qëndron në sfond të gjithë historisë së njerëzimit. Që nga Babilonia e lashtë, te dinastia e bankierëve që hodhi themelet e Rilindjes Italiane, tek flluska e tregut të obligacioneve që shkaktoi Revolucionin Francez, ky libër na rrëfen historinë e zhvillimit financiar të botës siç s'është treguar kurrë ndonjëherë më parë. Në këtë kohë kur bota është e kapur nga një prej krizave më të mëdha financiare që pas Krizës së Madhe të viteve 30 të shekullit të shkuar, ky libër vjen në kohë për të na ndihmuar të kuptojmë rolin që ka pasur dhe vazhdon të ketë paraja në historinë e njerëzimit. Si dhe për të na kujtuar një nga mësimet e rëndësishme të historisë, që çdo flluskë financiare pashmangshmërisht vjen një ditë që do të plasë.

Çmimi: 1200 Lekë
Blije këtë produkt
1200 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Botimet IDK (2013)
  • Botuar në: 2013
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-9928-136-16-9
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 423
  • Përmasat e librit: 145 x 205 x 31 mm

Njihu me Autorin

Niall Ferguson -

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania