Buy this product
500 Lekë

Triptik dashurie në kafenenë "Papillon" të Prishtinës ( Published by: Uegen in 2019 )


Kopshte parajse ishin sytë e Kukullës, ënderr dashurie ishin sytë e saj bLu. Sytë e Kukullës ishin pasqyra më besnike e shpirtit të saj, kurse përmasat e KukullËs me përjetësinë ishin njëlloj sikur ato të artit me letërsinë. Njëlloj si përmasat e veprës sË Balzakut me Francën, në thënien e famshme se nëse ndodh ndonjë përmbytje e Francës dhe shpëtojnë veprat e Balzakut, nuk ka ndodhur asgjë! Por nëse ndodh e kundërta, atëherë kjo do të ishte katastrofa: pra nëse do të përmbyteshin, do të humbeshin apo nëse do të treteshin veprat e Balzakut, e do të shpëtonte Franca! Është kaq e rralle një lidhje e tillë, një mishërim kaq i përjetshëm i një shkrimtari me vendin e tij, i veprës së tij me atdheun e tij. E as këtu nuk mund të ketë rastësi: Balzaku, Franca dhe letërsia franceze - njëra prej luleve më të bukura të qytetërimit. Nderkaq, sytë e Kukullës ishin dy sy si dy botët më sipërore kopshteve të parajsës. Pra, edhe nëse përmbysej bota, mjaftonte qe ata dy sy të mos mbylleshin kurrë, sepse bota nuk mund të shpëtonte ndryshe përveç se nga magjia dhe shenjtëria e ngjyrës së kaltërt. Kjo ishte sy të mos mbylleshin kurrë, sepse bota e syve është bota e shpirtit. Kukulla ishte një metaforë - një emër me zemër dielli, ndoshta një nga dëshmitë më të rralla se Zoti është poeti më i përsosur. Ajo ishte vetë vargu gjenial i Rudakit - pa dyshim një poet permasash të Fytyra jote zbardh si dita e të ringjallurve!... papërsëritshme: Fytyra jote zbardh si dita e të ringjallurve!...

Price: 500 Lekë
Buy this product
500 Lekë

Product Details

  • Publisher: Uegen (2019)
  • Published in: 2019
  • Language: Albanian
  • ISBN-13: 978 9928 03 405 2
  • Format: Paperback
  • Page nr.: 84
  • Book dimensions: 135 x 206 x 8 mm
All rights reserved. © 2015 Library Albania