Blije këtë produkt
1000 Lekë

Tri jetë ( Botuar nga: Migjeni në 2007 )

Autori:  Skënder Luarasi

Libri “Tri Jetë” i prof. Skënder Luarasit përmbledh biografitë e tre personaliteteve më të shquar të krijimit të shtetit shqiptar: Ismail Qemalit, Isa Boletinit dhe Kolonel Tomsonit. Janë tri jetë paralele që takohen në momentin e ngritjes së flamurit në Vlorë, 100 vjet më parë dhe i kushtojnë energjitë dhe jetën e tyre konsolidimit të shtetit të ri shqiptar. Biografia e Ismail Qemalit është padyshim më e plota dhe më e bukura e shkruar për plakun e Vlorës. Saktësia e të dhënave mbi jetën dhe veprimtarinë shoqërohet me një stil letrar emocionues, që ringjall emocionet e viti të madh të Shqipërisë. Ky stil ndjehet i fuqishëm edhe në skalitjen e figurës së Isa Boletinit, si hero i kryengritjeve të viteve 1909-1912 që përgatitën kushtet për shpalljen e pavarësisë. Ndjekja e jetës së Isa Boletinit edhe në mbrojtjen e qeverisë së Princ Vidit dhe më pas në përpjekjet për mbrojtjen e trojeve kosovare, është një histori frymëzuese patriotike, që të lë mbresa të forta. Libri përfshin, jo rastësisht, edhe biografinë e Kolonel Tomsonit, të cilën autori e pati botuar në vitin , si një homazh për sakrificën e këtij ushtaraku holandez, që u vra duke mbrojtur shtetin e ri shqiptar. E ndaluar për lexuesin shqiptar gjatë periudhës së komunizmit, kur Tomsoni u konsiderua nga Enver Hoxha si një përfaqësues i imperializmit, biografia e njeh lexuesin shqiptar me profilin e një njeriu që e deshi Shqipërinë po aq sa edhe vendin e tij. Libri i prof. Skënder Luarasit ringjall historinë e shpalljes së pavarësisë përmes jetës së figurave, që duhet të shërbejnë si modele përkushtimi dhe patriotizmi për brezin e ri. Ai është një libër i domosdoshëm për bibliotekat personale, publike, apo të institucioneve të arsimit parauniversitar dhe universitar.

Çmimi: 1000 Lekë
Blije këtë produkt
1000 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Migjeni (2007)
  • Botuar në: 2007
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-10: 99943-943-1-9
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 352
  • Përmasat e librit: 140 x 214 x 18 mm

Njihu me Autorin

Skënder Luarasi -

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania