Blije këtë produkt
1500 Lekë

Tregimtarë të gjuhës gjermane 1900-1945 ( Botuar nga: K&B në 2008 )


"Shndërrimi" i Franz Kafkës, "Vrasja e lule zhabinës" e Alfred Doblin, "Ligji" i Thomas Mannit, "Legjenda e pijetarit të shenjtë" e Joseph Rothit, një numër krijimesh nga Heinrich Mann, Hermann Hesse, Bertold Brecht etj. etj. - disa nga novelat dhe tregimet më të famshme të gjuhës gjermane në gjysmën e parë të shekullit 20, shqipëruar për këtë antologji. Kjo përmbledhje e dytë plotëson më së miri "Tregimtarë të gjuhës gjermane pas 1945-s", që u botua në 2007. Edhe pse gjysma e parë e shekullit 20 ka në letërsinë e gjuhës gjermane kaq shumë protagonistë, shpesh kaq të ndryshëm nga njëri-tjetri, me ndikim kaq të madh në gjithë kulturën dhe letërsinë botërore, në shqip ajo është bërë e njohur deri më sot vetëm në mënyrë fragmentare. Tani, për herë të parë në gjuhën tonë, jepet tabloja e një mozaiku të jashtëzakonshëm, i krijuar ndoshta në periudhën më traumatike të kontinentit, por megjithatë të pasur si rrallë më parë ose më pas në historinë kulturore të Gjermanisë, Austrisë, Zvicrës. Renditja e portreteve të shkrimtarëve sipas rreshtave në ballinë: H. von Hofmannsthal, A. Doblin, R. M. Rilke, F. Kafka, A. Schnitzler, H. Mann, Th. Mann, G. Benn, K. Kraus, E. Jiinger, E. M. Remarque, B. Brecht, H. Hesse, 0. von Horvath, K. Valentin, A. Seghers, F. Werfel, R. Walser. S. Freud, E. Canetti, S. Zweig, K. Tucholsky, S. Andres, R. Musil, J. Roth (me veshje shqiptare). H. Broch, R. Huch. H. Lange.

Çmimi: 1500 Lekë
Blije këtë produkt
1500 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: K&B (2008)
  • Botuar në: 2008
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978 99956667 4 3
  • Formati: me kapak të trashë
  • Nr. faqe: 524
  • Përmasat e librit: 147 x 214 x 44 mm

Njihu me Autorin

Grup autoresh -

Ardian Klosi -

Ardian Klosi (Tiranë, 9 korrik 1957 - 26 prill 2012) ishte publicist, përkthyes, opinionist dhe aktivist shqiptar. Ardian Klosi u lind në Tiranë më 9 korrik 1957, i biri i Bilbil Klosit dhe Jolanda Xhuvanit. U diplomua në fakultetin e Gjuhë-Letërsisë në vitin 1981 me një tezë mbi përkthimin e Dickens dhe ...

Më shumë rreth autorit

Jurgen Rohling -

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania