Trashëgimtari ( Botuar nga: Uegen në 2011 )
Një roman që ndërthur jetët e dy grave: një shkrimtare që punon në zemër të akademisë moderne dhe një e re indiane e Amerikës, në një udhëtim të jashtëzakonshëm në shekullin e 18. Rezultati është një histori e paharrueshme e kurajës përballë të panjohurave.
Në moshën 38-vjeçare, Brigitte Nicholson ka një punë që e pëlqen, një burrë që e do dhe një libër mbi lëvizjen e grave që pretendon ta përfundojë... një ditë. Një ditë është fjala kyçe e saj: një ditë ajo dhe Ted, një arkeolog i njohur, do të qartësojnë marrëdhënien e tyre; një ditë ajo do të ketë fëmijë...
Pastaj, një ditë të ftohtë me dëborë në Boston, jeta e saj tronditet. Papritur gjithçka tek e cila besonte ka ndryshuar dhe ajo vë në pikëpyetje çdo zgjedhje që ka bërë në jetë. Ndërsa përpiqet të vërë balancë në jetën e saj, Brigitte vendos të ndihmojë të ëmën në një projekt për pemën gjenealogjike të familjes. Gjatë kërkimeve ajo bën një zbulim të mrekullueshëm, që shkon deri te aristokracia franceze.
Si ia bëri një paraardhëse misterioze, një indiane amerikane, të udhëtonte drejt oborrit francez të Luigjit XVI? Si mund të martohej në familjen e saj? Brigitte shkon në Dakotën e Jugut, më pas në Paris, e magjepsur nga kjo grua që ka jetuar shekuj më parë.
Çmimi:
1000 Lekë