Toka e shenjtë ( Botuar nga: Ombra GVG në 2021 )
"Toka e shenjtë" është shkruar nga Alda Merini në spitalin psikiatrik Paolo Pini të Milanos. Ajo e shndërron përvojën e saj të tmerrshme në një ditar intim, të fshehë, me fjale të drejtpërdrejta e pa filter, me mesazh të menjëhershëm, shpesh i mbushur me shëmbëllesa shtazarake. Por, mjeti poetik i lejon Merinit ta ndërrojë realitetin: çmendina, "nji zgavër e madhe" ku dhembja ushton e përphapet mes pacientëve të shtruar, bëhet Toka e Shenjtë, një vend shpëtimi e shëlbimi. Dhembja mbart në vetvete zanafillat e vetëdijes, çlirim i mundshëm e shëlbim. Në këtë kontekst, spitali psikiatrik merr trajtën e malit Sinaj, ku Zoti u beson të sëmurëve te mbyllur "urdhnesat e shenjta" të huaja për njerëzit sepse të pakuptueshme për ta...
Çmimi:
800 Lekë