Blije këtë produkt
2500 Lekë

Tito dhe shokët ( Botuar nga: Botart në 2020 )

Autori:  Joze Pirjevec
Përkthyesi:  Shpresa Rupak

Ky botim sjell këndvështrime të reja për jetën e Titos si dhe për rolin e tij vendimtar për formimin dhe zhvillimin e një Jugosllavie tjetër. Autori është mbështetur mbi një numër dokumentesh, të cilat ruhen në arkivat personale dhe shtetërore në Lubjanë dhe në kryeqytete të tjera të republikave të ish-Jugosllavisë. Ai gjithashtu hulumtoi mes materialeve që janë në dispozicion në arkiva të ndryshme në VVashington, New York, Moskë, Berlin, Kajro, New Delhi... Autori gjatë kërkimve të ndryshme arriti të kishte qasje edhe tek materialet e arkivave të shërbimeve sekrete vendase dhe të huaja si STAS dhe KGB, ku mësoi fakte të reja për vendimet e Titos dhe reagimet e shokëve të tij më të afërt në momentet historike kyçe. Për herë të parë, libri sjell detaje nga përplasjet e forta te udhëheqësit jugosllav me Stalinin, flirtet me Çurçillin dhe presidentin amerikan, Nikson, si dhe ndihmat ushtarake dhe ekonomike që përfitoi nga SHBA dhe Anglia. Përse Tito kishte frikë prej shqiptarëve, raportet e vështira me Enver Hoxhën dhe infiltrimi i agjentëve nga Shqipëria në Kosovë...

Çmimi: 2500 Lekë
Blije këtë produkt
2500 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Botart (2020)
  • Botuar në: 2020
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978 9928 286 79 6
  • Formati: me kapak të trashë
  • Nr. faqe: 745
  • Përmasat e librit: 165 x 240 x 50 mm

Njihu me Autorin

Joze Pirjevec -

Dr. JOZE PIRJEVEC, i lindur në 1940, e filloi karrierën e tij akademike në vitin 1971 në Universitetin e Pizës duke vazhduar më vonë në Trieste dhe në Padova. Në vitin 1996 ai u bë shef i katedrës për Historinë e Kombeve Sllave në Fakultetin e Filologjisë në Trieste. Po në të njëjtin vit u emërua ...

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania